PROCEDURAT

Hapi 1: Perzgjedhja e vetures

Hapi 2: Bëhet inspektimi nga ekipi ynë profesional.

Hapi 3: Pas përfundimit të inspektimit dhe nëse klienti është i kënaqur me gjendjen e veturës, bëhet blerja e veturës. Në këtë fazë kryhet pagesa e plotë në llogarinë zyrtare të kompanisë.

Korea Auto Imports Prishtina është kompani e regjistruar në Kosovë, dhe të gjitha pagesat realizohen në llogarinë tonë në Raiffeisen Bank.

Transporti nga Korea e Jugut realizohet me RORO dhe organizohet mesatarisht çdo 20 ditë. Koha e mbërritjes së veturës në Durrës është zakonisht rreth 33 ditë nga data e nisjes.

GARANCIONI

Periudha e garancionit: 1,000KM ose 30 ditë nga pranimi, cilado që ndodh e para.

Pika e Garancionit Përshkrimi Mbulueshmëria
Dorëzimi i veturës Veturat dorëzohen në Portin e Durrësit (apo Terminal Doganor në Prishtinë) sipas numrit të shasisë të prezentuar gjatë inspektimit. ✔ Mbulohet (kompensim për pagesa dhe kthim të veturës)
Kilometrat Janë të garantuara ✔ Mbulohet (kompensim për pagesa dhe kthim të veturës)
Motori (komponentët e mbrendshëm) Pjesët jo-harxhuese ✔ Mbulohet riparimi
Ndërruesi i shpejtësive (komponentët e mbrendshëm) Pjesët jo-harxhuese ✔ Mbulohet riparimi
Dëmtime gjatë transportit Dritat, xhamat, dyert, panelet, parakolpët dhe prapakolpët ✔ Mbulohet riparimi
Veturat nuk janë të fundosura në ujë Janë të garantuara ✔ Mbulohet (kompensim për pagesa dhe kthim të veturës)
Siguri dokumentacioni dhe pronësia Dokumentacion origjinal, vetura nuk është e vjedhur; mbrojtje nga falsifikime dokumentesh dhe pengesa ligjore ✔ Mbulohet (kompensim për pagesa dhe kthim të veturës)
Çelësi primar Në rast mungese të çelësit primar, kompania rimburson koston e çelësit të ri ✔ Mbulohet (kompensim)
Përjashtimet Aksesorët, çelësi i dytë, tepihët, goma rezervë dhe gjëra tjera lëvizëse ✖ Nuk mbulohet
Kohëzgjatja e kompensimit Kompensimi kryhet brenda 14 ditëve pune nga pranimi i kërkesës me shkrim (apo në formë elektronike) ✔ Mbulohet

*Kjo tabelë është përmbledhje e garancionit të plotë të kompanisë. Për garancionin e plotë na kontaktoni.