Sqarime / Shënime / Informacion shpjegues
1. Një automjet konsiderohet i aksidentuar vetëm nëse ka pasur riparime me saldim ose zëvendësim në pjesët kryesore të strukturës.
2. Për panelet si Paneli i pasmë anësor (quarter panel), Paneli i kulmit (roof panel) dhe Pragu anësor (side sill panel), vetëm në rast prerjeje dhe saldimi do të regjistrohen si aksident.
3. Riparimet në pjesë të jashtme si Kapotë (hood), Parafango (fender), dyer, Dera e bagazhit (trunk lid), si dhe parakolp dhe prapakolp (bumpers) nuk konsiderohen aksident, por riparime të thjeshta.
4. Gjurmët e vajit ose gjurmët e ujit ftohës (antifreeze) shfaqen si pasojë e konsumimit normal të pjesëve.
5. Rrjedhja e vajit ose e ujit ftohës është gjendja kur lëngu grumbullohet dhe bie nga pjesa përkatëse.
6. Korrozioni nënkupton shkatërrimin e sipërfaqes metalike nga reagimet kimike dhe nuk përfshin vetëm ndryshkun sipërfaqësor.
7. Përmbytja konsiderohet kur motori, transmisioni ose pajisje të tjera kryesore kanë shenja të qarta që kanë qenë të fundosura nën ujë.
8. Ky inspektim nuk është bërë nga kompania jonë por nga pala koreane para se vetura të dal në shitje. Inspektimi nga kompania jonë bëhet para se klienti ta bëjë blerjen e veturës.
9. Nuk ju rekomandojmë blerje të veturës që i mungon raporti i inspektimit paraprak, e veçanërisht kur mungon raporti i sigurimit.
10. Të gjitha të dhënat dhe informacionet e paraqitura në këtë raport janë marrë nga encar.com dhe kompania jonë i prezanton vetëm për qëllime informuese.
11. Kompania jonë nuk mban përgjegjësi për saktësinë, plotësinë ose gabimet e mundshme në përmbajtjen e raportit. Burimet e raporteve janë në encar.com.
12. Raporti pasqyron gjendjen e automjetit vetëm në momentin e inspektimit dhe nuk përbën garanci për gjendjen e ardhshme të tij.
13. Raportet dhe të dhënat e publikuara mund të ndryshojnë ose përditësohen nga burimi origjinal (encar.com) pa paralajmërim paraprak.