Mars 2026 - 98 porosi te realizuara!

Mars 2026 - 98 porosi te realizuara!

Publikuar: 01.05.2026 07:49

Në muajin Mars 2026, kemi realizuar me sukses 98 dorëzime veturash të importuara nga Koreja e Jugut për klientët tanë në Kosovë dhe Shqipëri – të gjitha me porosi dhe të përzgjedhura sipas kërkesave specifike të secilit klient. Ky rezultat reflekton besimin që klientët kanë tek ne dhe përkushtimin tonë për të ofruar vetëm vetura të verifikuara, me histori të qartë dhe në gjendje të shkëlqyer teknike dhe estetike.
Çdo veturë kalon nëpër një proces të detajuar inspektimi dhe vjen me garancion, ashtu siç është e përshkruar edhe në webfaqen tonë zyrtare. Ne sigurohemi që çdo klient të ketë transparencë të plotë dhe siguri maksimale në blerje. Për më shumë informata dhe për të zgjedhur veturën tuaj të radhës nga mbi 200,000 opsione, vizitoni koreaautoimports.com.